Lajme

252,938 doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë në Kosovë

07/11/2021 10:17
nga:Genita C

Në Kosovë prej fillimit të vaksinimit kundër COVID-19 në të gjitha qytetet janë dhënë 252,938 doza të vaksinave.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se me dozën e dytë janë vaksinuar 63,529 qytetarë, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë dhënë 7,741 doza të vaksinës kundër COVID-19.