Sporti

Afrim Tovërlani parashikon finalen e madhe në mes Italisë dhe Anglisë

07/10/2021 23:06
nga:Mergim Rreci

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani ka folur në lidhje me finalen e madhe mes Italisë dhe Anglisë.

Ai në emisionin “Euro Dueli” tha se në këtë takim nuk ka favorit dhe se të dy skuadrat i kanë gjasat e barabarta, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë besoj që favorit nuk ka në këtë takim. Gjasat janë të barabarta dhe është vështirë për t’u parashikuar. Me siguri ka me pasë shumë taktizime. E pres një ndeshje shumë të luftuar dhe shpresoj që të shkojë në vazhdime e të kënaqemi duke parë futboll”, tha Tovërlani.