Lajme

134 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

07/10/2021 20:06
nga:Y I

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 shtatë qytetarë, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë është 134, raporton Gazeta Blic.

Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.444.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

#Bashkëiadalim

10 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.741 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 252.938 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 63.529 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.347 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.444.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 134.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!