Lajme

Ndodh në Kosovë: Recepsionisti në Minstrinë e Bujqësisë ushtron edhe detyrën e Inspektorit, arrestohet!

07/09/2021 20:58
nga:Y I

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka zhvilluar një intervistë për Blic Interview me Astrit Gashin, raporton Gazeta Blic.

Ajo ç’ka gazetarit Gashi i ka rënë në sy gjatë intervistës, ishte që në këtë Minsitri nuk kishte Recepsionist në hyrje.

Ministri Peci i ka konfirmuar Gashit se i njëjti, Recepsionisti, është njëri nga të arrestuarit në rastin “Subvencioni” pasi punonte njëherësh edhe Inspektor.

“Nuk ka qenë në vendin e duhur si Inspektor dhe këtë veprimtari e ka ushtruar derisa unë nuk kam qenë Ministër. Zyrtari në cilësinë e Recipsionistit ka zhvilliar edhe punën e Inspektorit dhe është arrestuar” tha Peci në Blic Interview me Astrit Gashin.