Një person nga Prizreni ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi që i njëjti është rrëzuar nga makina.
Policia njofton se viktima në gjendje të dehur ka hipur në pjesë e përparme të veturës, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe më pas është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor në spitalin e Prizrenit, është dërguar në QKUK, pasi që nën ndikim të alkoolit ka hipur në pjesë e përparme të veturës, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe më pas është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton policia e Kosovës.