Sporti

Peter Schmeichel: Gjyqtari i dhuroi penalltinë Anglisë

07/08/2021 12:14
nga:E K

Portieri legjendar i Danimarkës dhe Manchester United, Peter Schmeichel, ka kritikuar ashpër gjyqtarët për penalltinë kontraverse që iu dha Anglisë ndaj Danimarkës.

Anglia fitoi në vazhdime me rezultat 2-1, pas penalltisë së fituar nga Sterling të cilën e konkretizoi, Harry Kane, shkruan GazetaBlic Sport.

Për këtë penallti u kritikua shumë gjyqtari i kësaj ndeshje nga shumë analistë dhe trajner të futbollit të cilët thanë se kontakti në Sterling nuk ekzistoi dhe se penalltia nuk duhej dhënë.

Edhe babai i portierit, Kasper Schmeichel, tha pikërisht të njëjtën gjë.

Sipas tij gjyqtari bëri një gabim fatal me penalltinë e dhuruar për Anglinë.

Anglia arriti në finale të Kampionatit Evropian për herë të parë në histori.

Tre Luanët do të përballen me Italinë me 11 qershor nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/