Deri më tani, në tre komuna të vendit, janë shprehur paknaqësi nga radhët e zyrtarëve të Listës “Guxo” rreth pjesmarrjes në zgjedhje lokale, së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.
Disa zyrtarë të Listës “Guxo”, po kërkojnë që ata të shkojnë të vetëm në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Mirëpo, ende nuk dihet se çka të ndodhë me ta, për shkak që drejtuesit e lartë të listës së themeluar nga Vjosa Osmani, kanë deklaruar se bashkëpunimi i tyre me VV-në do të vazhdojë edhe në zgjedhje lokale.
E, një reagim rreth këtyre zhvillimeve e ka bërë zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ani pse nuk e specifikoi çështjen me emër.
Hamiti ka shkruar një status të shkurtë në Facebook-un e tij personal, duke thënë se familja politike e rugovistëve është LDK-ja.
“Familja politike e rugovistëve është LDK-ja”, shkroi Hamiti.


