Ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Amerikës midis Argjentinës dhe Kolumbisë shkoi në penallti, gjë që bëri Lionel Messin të shihet duke bërtitur në Yerry Mina, pasi mbrojtësi i Kolumbisë dështoi nga penalltia.
Kjo vjen pasi Mina shënoi penalltinë e tij në çerekfinale kundër Uruguait dhe festoi duke kërcyer nga vendi, për zhgënjimin e Luis Suarez, mikut më të mirë të Messit dhe shokëve të tij të skuadrës, përcjell GazetaBlic Sport.
“Vallëzo tani, vallëzo tani”, Messi u pa duke i bërtitur Minas pasi ai humbi penalltinë e tretë të Kolumbisë kundër Argjentinës të martën në mbrëmje, me imazhet e kapura nga kamerat e TyC.
“HOW ABOUT DANCING NOW?” yells Leo Messi to Yerry Mina after his penalty kick is saved by Dibu Martínez. This is the Messi all of Argentina wants to see. Fired up and in it ❤️?❤️?❤️?❤️?❤️? pic.twitter.com/0mFXzVdru5
— Nico Cantor (@Nicocantor1) July 7, 2021
/GazetaBlic Sport/


