Lajme

Edi Rama shkarkon nga detyra kryebashkiakun e Lushnjes

07/07/2021 16:09
nga:Y I

Kryeministri Edi Rama shkarkoi nga detyra kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe.

Me vendim të këshillit të ministrave në shkarkimin e Tushes argumentohet se ka ndodhur për shkak të shkeljeve të rënda që ai ka kryer.

Tushe u arrestua nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me një tender me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës./L.F-dritare.net