Danimarka do të ndeshet mbrëmjen e nesërme me Anglinë për gjysmëfinalen e dytë të Kampionatit Europian.
Në konferencën për shtyp prag sfidës së nesërme, portieri i danezëve Kasper Schmeichel u bë protagonist duke ngacmuar keq kundërshtarët e sfidës së nesërme.
Gazetari anglez e pyeti gardianin: ‘’Duhet të keni dëgjuar për frazën ‘’Po vjen në shtëpi’’, çfarë do të thotë për ty që ta ndalosh të vijë në shtëpi’’.
Schmeichel u përgjigj me finesë: ‘’A ka ndodhur ndonjëherë kështu? Domethënë e keni fituar ndonjëherë Europianin?’’, më pas gazetari i përmendi Kupën e Botës të fituar nga anglezët në vitin 1966, por gardiani përsëri ju përgjigj: ‘’E kisha fjalën për Kampionat Europian’’.
Kasper Schmeichel is now one of my favourite players around. pic.twitter.com/1IcYehz7Ik
— Jordan (@JordanWebber96) July 6, 2021
Këto fraza kanë bërë xhiron e rrjetit duke tërbuar dhe tifozët anglez pasi Schmeichel aktivizohet në Premier League tek Leicester.


