Lajme

Gjenerali Wesley Clark nesër viziton Kosovën

07/06/2021 20:57
nga:Y I

Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, nesër në Kosovë do të arrijë për një vizitë gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark.

Gjeneral Clark do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror.

Pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark do të mbajnë konferencë për medie.

/Gazeta Blic/

Kryeministri Kurti emëron Aziz Bicin, këshilltar për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së