Sport Club “Gjilani” është duke qëndruar në Mavrovë ku po e zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi sot ka zhvilluar miqësoren me ekipin e njohur shqiptar, Renovën.
“Kuqebardhët” kanë pësuar humbje me rezultatin e ngushtë 2-1. Golin e vetëm për Gjilanin e realizoi qendërmbrojtësi, Franc Veliu.
Kjo ndeshje u karakterizua me tensione të shumta, ku si pasoj e lojës ‘brutale’ të tetovarëve ekipit gjilanas i janë lënduar katër futbollistë.
Bëhet fjalë për Yll Hoxhën, Besar Musollin, Franc Veliu dhe Oltion Rapa, ky i fundit ka pësuar lëndim serioz.


