Sporti

Zyrtare: PSG transferon Achraf Hakimin, pritet një tjetër “goditje” e madhe nga skuadra franceze

07/06/2021 18:33
nga:Mergim Rreci

PSG e ka zyrtarizuar transferimin e Achraf Hakimit nga Inter.

Achraf Hakimi ka nënshkruar një marrëveshje me PSG deri në qershor 2026, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish mbrojtësi i Real Madrid luajti 45 ndeshje me Interin, duke kontribuar me shtatë gola dhe 11 asistime në këtë proces.

Ai kaloi dy sezone në huazim tek Borussia Dortmund para lëvizjes së tij në Inter.

Një tjetër transferim që pothuajse është çështje e kryer, është ai i Sergio Ramos.