Një shtetas i Shqipërisë u ofroi zyrtarëve policorë 10 euro ryshfet me qellim që gruas së tij t’i lejohet hyrja në Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare në Vërmicë, mbrëmë rreth orës 21:00.
Policia ka njoftuar se gruaja e të dyshuarit e ka të ndaluar për pesë vite që të hyjë në Kosovë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari për dhënie ryshfeti është dërguar në mbajtje.


