Lajme

I riu plagos 14 vjeçarin në Dragash

07/05/2021 19:26
nga:Gazeta Blic

Një i mitur është plagosur me një armë të gjuetisë në fshatin Glloboqicë të Komunës së Dragashit.

Katër të mitur po qëndronin në një dhomë, të cilët ishin të afërm mes vete.

Pas dy prej tyre, derisa po luanin me një pushkë gjuetie, kërset pushka dhe plagoset një mituri i lindur në vitin 2007.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj

“Ai ka marrë lëndime në pjesën e gjoksit, ku më pas është dërguar nga familjarët në QKMF në Dragash e më pas dhe është dërguar në trajtim kirurgjik në Prizren”-tha Osmanollaj.