Lajme

Mësohet sëmundja e Qunit: Kishte infrakt dhe i janë vendosur stentat

07/05/2021 19:12
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, gjatë ditës bëri të ditur se ka vuajtur prej një sëmundje, teksa e falenderoi mjekun Lulzim Brovina, për shpëtimin e jetës së tij, raporton Gazeta Blic.

Mësohet se Quni, kishte pasur infrakt në zemër, para disa ditësh dhe se i është dashur që të ndërhyjë duke vendosur stenta.

“Shpëtimtari im. Falë doktor Lulzim Brovines unë sot vazhdoj të jetoj me shëndet të plotë. Jam falënderues ndaj të gjithë mjekëve për këshillat dhe përkujdesjen, veçanërisht të dr.Lulzimit. Ai, stafi i tij i mrekullueshëm, mjekët shqiptarë jashtë Kosovës, më siguruan t’i kthehem familjes dhe angazhimeve të përditshme. Zot, faleminderit që kemi njerëz të tillë!”, ka shkruar sot deputeti Quni.