Spanjolli Mikel Oyarzabal supozon se nuk është e lehtë të shënosh një penallti.
Lojtari spanjoll kishte penalltinë vendimtare ndaj Zvicrës, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai tha se ishte në dyshim se çka të bënte para se të godiste penalltinë.
“Rruga për në penallti ishte më e gjatë se zakonisht, po mendoja se çfarë të bëja. Kur vendosa topin dhe fillova të vrapoja, kisha një ide të qartë se gjërat do të shkonin mirë. Unë isha në mesin e lojtarëve të gatshëm për të marrë përsipër penalltinë, kështu që gjithçka shkoi mirë“, tha Oyarzabal.
/GazetaBlic Sport/


