Ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se Danimarka i ka dhuruar Kosovës 250.000 vaksina, shkruan GazetaBlic.
Zemaj, në një postim në ‘Facebook’ tha se miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme.
Postimi i plotë:
Danimarka nuk e harron Kosovën. Edhe një lajm i mirë në betejën kundër pandemisë Covid-19. Danimarka shteti mik i Kosovës, dërgon 250.000 vaksina falas për qytetarët tanë. Faleminderit shumë. Mirënjohës përgjithmonë.
Miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme. Nderim për popullin dhe shtetin e Danimarkës. Të bekuar me miqësinë Tuaj!


