Ish portieri i Italisë, Walter Zenga e ka lavdëruar Gianluigi Donnarumman dhe thotë se ai është një nga liderët në ekipin e Azzurrëve.
Zenga është i impresionuar me mënyrën se si Donnarumma është marrë me situatën dhe ka treguar përvojën në një moshë shumë të re, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kjo Itali ka pesë udhëheqës: dy karizmatikët, Bonucci dhe Chiellini, Jorginho dhe Insigne. Dhe pastaj lideri i qetë, Gigio, sepse ai u jep të gjithëve siguri. Ai është ai që dha ndjenjën e besueshmërisë më të madhe”, tha fillimisht Zenga.
“Ai është 22 vjeç, ai tashmë ka më shumë se 200 ndeshje me Milanin, po luan një Kampionat Evropian si titullar dhe është gati të luajë me PSG”, përfundoi ish portieri i njohur italian.
/GazetaBlic Sport


