Harry Kane u emërua lojtari i ndeshjes në fitoren 4-0 të Anglisë ndaj Ukrainës, në të cilën ai shënoi dy gola.
Loja ishte në Romë dhe fitorja garantoi që skuadra angleze të kthehet në Wembley për gjysmëfinalet e Euro2020, përcjell GazetaBlic Sport.
“Çfarë paraqitje e shkëlqyeshme e ekipit tonë. Ne ishim favoritë, kishte shumë presion dhe shumë pritje. Ishte një natë perfekte për ne”, tha ai për BBC.
“Është gjithmonë mirë të shënosh, dhe menjëherë në fillim të një loje. Është një ndjenjë e shkëlqyer të ndihmosh ekipin. Është folur shumë për mua dhe paraqitjet e mia, por unë jam gati për ndeshjen tjetër dhe të përpiqem ta çoj këtë ekip në finale”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


