Pablo Sarabia nuk ka shumë gjasa të luajë ndaj Italisë në gjysmëfinalen e UEFA EURO 2020, ndërsa Aymeric Laporte është gjithashtu në dyshim.
Ndeshja mes Italisë dhe Spanjës do të luhet të martën nga ora 21:00 në Wembley, shkruan GazetaBlic Sport.
Sarabia u dëmtua në ndeshjen ndaj Zvicrës në çerekfinale, me ç’rast u detyrua të largohet nga ndeshja.
Anësori 29-vjeçar i PSG shënoi dy gola në EURO 2020, kundër Sllovakisë dhe Kroacisë, si dhe dhuroi dy asistime.
Skuadra e Spanjës u kthye në stërvitje në Ciudad de Futbol dhe i vetmi lojtar tjetër që mungoi ishte Laporte, i cili punonte në palestër, si pasojë e lodhjes.
/GazetaBlic Sport


