Lajme

Mbytet në plazhin e Velipojës 76 vjeçari nga Ferizaj

07/03/2021 12:20
nga:Y I

Një person është mbytur ditën e sotme në plazhin e Velipojës.

Sipas të dhënave të para të policisë viktima është identifikuar si shtetasi, Murat Hyseni 76 vjeç nga Ferizaj e Kosovës.

Viktima ka patur kriza paniku kur ka hyre në ujë, e i është dhënë ndihma nga roja bregdetare që ka njoftuar edhe mjekët.

Por fatkeqësisht shpëtimi i tij ka qenë i pamundur, duke humbur jetën.

/Ora News/