Ka filluar Konventa e PDK-së, ku pritet të zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie.
Kjo konventë u hap nga deputetit i PDK-së, Uran Ismaili i cili kujtoi porosinë që ish-kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, ua kishte dhënë gjithmonë delegatëve të partisë.
“Kur ndalet PDK, ndalet Kosova, ruajeni njëri tjetrin dhe mos u ndalni, kjo është porosia që na ka dhënë gjithmonë Kadri Veseli”, tha Ismaili.
Ai tha se dobësimi i PDK-së, ishte qëllimi i të tjerëve, por sipas tij, duke qenë bashkë, rrugëtimi është më i lehtë.
“Sado që e tashmja është e vështirë, PDK-ja sërish e sheh të ardhmen, një PDK e fortë që të kthehet aty mku e meriton. PDK-ja si adresë politike me vizion të qartë që pretendon zhvillim vendi është ajo që e presin të gjithë. Dobësimi ynë ka qenë qëllim i të tjerëve, por duke qenë bashkë e kemi më të lehtë rrugëtimin”, shtoi Ismaili.


