Lajme

Vlora Çitaku, pjesë e strukturave të PDK-së?!

07/03/2021 10:27
nga:Gazeta Blic

Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, vazhdimisht është përmendur si kandidate eventuale për të udhëhequr me Partinë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Mirëpo, tani kur dihet që për të marrë drejtimin e PDK-së tashmë është vetëm kandidatura e Memli Krasniqit, Vlora Çitaku po përmendet si nënkryetare e parë e partisë.

Çitaku është parë nën shoqëri të zyrtarëve të lartë të PDK-së, pak minuta para fillimit të Koventës Zgjedhore të partisë.