Lajme

Deliu: PDK është e pazëvendësueshme dhe garancë në zhvillimin e shtetit të Kosovës

07/03/2021 09:23
nga:Y I

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, në prag të mbajtjes së Konventës së partisë, thotë se sot është një ditë e madhe për PDK-në dhe Kosovën, raporton Gazeta Blic.

Deliu thotë se PDK-ja është e pazëvendësueshme dhe garancë në zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Ajo ka ndarë edhe një fotografi të dy ish-themeluesve të PDK-së, Thaçit dhe Veselit që aktualisht janë të burgosur në Hagë.

Postimi i plotë:

Sot është një ditë e madhe për PDK-në dhe Kosovën!

PDK është forca e arritjeve të mëdha historike.

PDK është e pazëvendësueshme dhe garancë në zhvillimin e shtetit të Kosovës.

#PDK #Konventa10

#HashimThaçi #KadriVeseli