Sporti

Brazili siguron gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, triumfon ndaj Kilit

07/03/2021 07:58
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Brazilit është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.

Brazilianët triumfuan ndaj Kilit me rezultat 1 me 0, përcjell GazetaBlic Sport.

Lucas Paqueta shënoi golin e vetëm në këtë takim, gol ky që i dha fitoren e madhe kësaj kombëtare.

Kili ishte shumë i rrezikshëm gjatë rrjedhës së ndeshjes, duke rrezikuar seriozisht portën kundërshtare, por pa arritur ta çoi topin në rrjetë.

Tashmë në gjysmëfinale, Brazili do të takohet me Perunë.

/GazetaBlic Sport/