Lajme

Aksident i rëndë në Lipjan, lëndohet një person

07/02/2021 14:35
nga:Genita C

Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën Lipjan-Janjevë.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Lipjan-Janjevë, ka ndodhur një vetaksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e këtij vetaksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti” tha Borovci për “Gazeta Blic”

“Vera është e bukur por kujdes”-Policia e Ferizajt me aktivitet sensibilizues për parandalimin e aksidenteve