Lajme

Ngritet aktakuzë ndaj kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq

07/02/2021 12:09
nga:Y I

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se është vërtetuar dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet B.D., lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuzën e ka ngritur kundër të pandehurit B.D, Kryetar i Komunës së Kllokotit, për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’ e paraparë dhe sanksionuar me nenin 210 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.