Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka ironizuar në lidhje me raportin ndërmjet kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, raporton Gazeta Blic.
Selimi thotë se tango Kurti – Abdixhiku luhet fuqishem, tash në fushën e gramatikës.
“Saherë që Lumiri flet dëshirore Albini ja forcon e ja bënë dëftore. Na populli kemi mbet në onomatopeja, ah, oh e iiiihhhh.” shkruan Selimi në Twitter.
Ai tutje thotë se populli tashmë ka mbet me onomatope.
Reagimi i plotë:
Tango Kurti – Abdixhiku luhet fuqishem, tash në fushën e gramatikës. Saherë që Lumiri flet dëshirore Albini ja forcon e ja bënë dëftore. Na populli kemi mbet në onomatopeja, ah, oh e iiiihhhh.
— Selim Selimi (@selim_selimi) July 1, 2021


