Lajme

Pse Memli Krasniqi nuk pati asnjë kundërkandidat për kryetar të PDK-së?

07/02/2021 10:26
nga:Y I

Dje në ora 17:00 zyrtarisht ka përfunduar orari kur mund të paraqiteshin kandidaturat për kryetar të PDK-së, raporton Gazeta Blic.

E vetmja kandidaturë e shpallur është ajo e Memli Krasniqit, i cili edhe pritet të jetë kandidati i vetëm në Konvetën e 3 korrikut.

Ud së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, konformoi dje se nuk do të kandidojë për të parin e partisë.

Megjithëse Hoxhaj dhe disa emra të tjerë ishin parë si kandidatë potencialë për të parin e PDK-së, tashmë Memli Krasniqi duket se nuk do të ketë asnjë kundërkandidat.

Por pse askush tjetër nuk preferoi të kandidojë për kryetarë të PDK-së?

Njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari renditi një sërë arsyesh pse asnjë kandidat tjetër nuk zgjodhi t’i hyjë garës për të parin e aprtisë.

Një ndër arsyet , ai përmend edhe faktin se mandati i kryetarit është vetëm dy vjeçar dhe prandaj ambicja nuk është shumë e madhe.

“Në dukje të jashtme do të ishte me korrekte të kishte kundërkandidat për të parin e partisë, por dihet se kryetari nuk zgjedhet rastësishtë dhe paraprakisht dihet se kush ka gjasa për tu zgjedhur prandaj edhe z.Hoxhaj besoj se ka pasur informacione se nuk ka disponim për ta mandatuar atë prandaj edhe ka vendosur për tu tërhequr nga gara.Për aq sa dihet mandati i atij që do ta merr drejtimin e PDK-së, do të jetë vetëm dy vjet prandaj edhe mund të jetë arsyeja pse nuk ka shumë ambicje të ketë garë të fortë për të parin e PDK-së.Dihet se kryetari i ri do të perballet me.probleme te shtresuara gjatë, nevojë për reformë dhe poashtu edhe zgjedhje të shpejta që do të matet ndikimi dhe puna e tij” thotë Jashari për “Gazeta Blic”

Ai ka edhe disa kritika për mënyrën se si po zgjedhet kryetari i ri i partisë.

“Koha e shkurtër për thirrjen e konventës së PDK-së,për zgjedhjën e kryetarit të ri të PDK-së, dhe mënyra se si po bëhët nuk është më e mira,pasi so të duhej të kishte një proces zgjedhirë nga poshtë lartë në menyrë që kryetari i ri të dilte nga strukturat e reja.Duke qenë se rreth PDK-së, është situata e jashtëzakonshme pas shkuarjes së kryetarit Veseli në Hagë,duket se PDK ka vendosur për të forcuar poziten e kryetarit duke e legjitimuar me një proces zgjedhor pasi ka shumë paqartësi në strukturat e degëve,mungesë vendimmarrje kur tani po shkojmë në zgjedhje lokale”

Ndërsa profesori universitar, Muhamet Kelmendi, një vendim të tillë për të mos kandiduar askush tjetër po e sheh si vendim të PDK-së.

“Po, duket se partia ka marrë vendim të tille. Perndryshe duket se PDK-ja ka vendosur qe si kryetar i kesaj partie të jetë ky. Sukseset a mosukseset varen shume nga percaktimet që do të ketë kryetari. Kandidimi i këtij personi nuk besoj se do të ketë ndonjë ndryshim te madh. Megjithate është më mirë të ketë PDK një kryetar të ri se pa kryetar dhe me ushtrues deryre. Partia me siguri do te zgjedhi Memli Krasniqin kryetar” tha Kelmendi për “Gazeta Blic” .

Moskandidimi i asnjë personi tjetër përveç njohësve të çështjeve politike u pa me skepticizëm edhe nga vetë anëtarët e PDK-së.

Anëtari i Këshillit drejtues të PDK-së, Nijazi Kryeziu përmes një postimi në Facebook tha se ka shumë delegatë që kanë pritur dy apo më shumë kandidatura dhe kjo tregon joseriozitet.

“Kjo puna e moskanidimit për kryetar të PDK-së, nga z.Enver Hoxhaj nuk është gjë e mirë dhe nuk i jep rast delegatëve demokratë të Konventës së 3 Korrikut të kenë mundësi zgjedhje.Ka shumë delegatë që kanë pritur dy apo më shumë kandidatura dhe kjo tregon joseriozitet nga ata që kanë qenë pritje për delegatë e Konventës, pa dashtë me i nda delegatët apo degët në regjione unë personalisht mendoj që zoti Enver Hoxhaj ua ka pasë borxh strukturave që të kandidojë”, ka shkruar Kryeziu.

Konveta e PDK-së pritet të mbahet të shtunen me datën 3 korrik në ora 10: 30, raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

 

Hoxhaj nuk kandidoi për kryetar të PDK-së, i reagon zyrtari i partisë