Sporti

Toverlani: Asnjëri në Kosovë s’po del me ia ndalu politikanëve hyrjen në zhveshtore për ndeshjet e kombëtares

07/01/2021 23:27
nga:L J

Afrim Toverlani në emisionin “EuroDueli” në RTV Dukagjini ka pyetur kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdinin se si e ndaloi kryeministrin e vendit të tij që të mos afrohet tek lojtarët e kombëtares maqedonase.

Toki tha se asnjë nuk po e bën një gjë të tillë tek ne nga ana e FFK’së, shkruan GazetaBlic Sport.

“Tek ne asnjëri nuk mundet me ua ndalu kryeministrit me hy në zhveshtore, e keni shumë me të drejtë, politika s’ka çka përzihet aty. Tek ne në Kosovë, nuk po e shoh një burre, që thotë këtu është një vijë dhe s’mund ta kalosh”, tha Toverlani në EuroDueli.

Sejdini tha se UEFA ka vendosur këtë rregull për shkak të COVID-19.

/GazetaBlic Sport