Lajme

Kurti ka dy fjalë për emërimin e familjarëve nëpër pozita

07/01/2021 21:20
nga:Q R

Kryeministri i Republikës së  Kosovës, Albin Kurti, ka folur për nepotizmin, duke thënë se nuk mund të emërojnë këshilltarë që nuk përputhen me programin e tyre, përcjell GazetaBlic.

Ai, emërimin e familjarëve nëpër pozita e arsyeton duke thënë se janë “profesionist” të spikatur.

“Nëse ka ndonjë rast individual të ndonjë lidhje të ndokujt kjo nuk është bërë për shkak që e ka atë lidhje familjare, por bëhet fjalë për një profesionist të spitakur. Duhet ta dallojmë shërbyesin civil, prej të emëruarit politik. Unë ministra e ata këshilltar të tyre, nuk mund t’i emërojmë njerëzit që nuk përputhen në bindje dhe në të njëjtën kohë nuk e pranojnë programin”, tha Kurti në RTK.

Kryeministri Kurti: Besueshmëria në institucione, asnjëherë më e lartë sesa tani!