Sporti

Chiellini: “Nuk duhet të gabojmë, Lukaku është fantastik”

07/01/2021 20:24
nga:L J

Chiellini, mbrojtësi i kombëtares së Italisë ka folur para ndeshjes së nesërme ndaj Belgjikës.

Mbrojtësi konfirmoi se është i gatshëm për ndeshjen e nesërme çerekfinale që zhvillohet nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

“Unë jam më mirë, kam stërvitur me ekipin dhe jam i lumtur që do të kthehem, gjithçka po shkon mirë”, tha fillimisht Chiellini.

“Ne duhet të bëjmë sa më pak gabime që të jetë e mundur, detajet bëjnë ndryshimin dhe gabimet e vogla i kthejnë ndeshjet përmbys. Ne do të duhet të luajmë ndeshjen tonë me shumë respekt për kundërshtarin që ka shumë cilësi, pavarësisht se kush do të luajë ”

“Lukaku vjen nga një sezon i mahnitshëm, ai është rritur dhe ka fituar shumë. Tani ai është i pjekur. Ai i afrohet nivelit të Benzema, Kane dhe Lewandowski. Sezoni i tij ka qenë vërtet i madh”, përfundoi Chiellini.

/GazetaBlic Sport