Lajme

Qemajl Mustafa jep dorëheqje nga PDK dy ditë para Konventës së partisë

07/01/2021 18:06
nga:Q R

Dy ditë para Konventës të së shtunës, një zyrtar i lartë i PDK-së ka dhënë dorëheqje nga partia.

Bëhet fjalë për Qemajl Mustafën, ish-kryetarin e Gjilanit nga radhët e PDK-së dhe kryetarin e degës së kësaj partie në Gjilan.

Siç mëson lajmi.net, Mustafa ka dhënë dorëheqje sot nga partia.

Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga vet Mustafa, mirëpo që i njëjti nuk ka qenë i qasshëm përmes telefonit.

Ndërkaq, zyrtarë nga dega e PDK-së në Gjilan i kanë thënë lajmi.net se kanë dëgjuar se Mustafa ka dhënë dorëheqje, mirëpo që nuk kanë ndonjë informacion zyrtar apo të konfirmuar.

Ndryshe, PDK të shtunën mbanë Konventën e saj ku pritet zgjedhja e kryetarit të ri.

I vetëm në këtë garë është Memli Krasniqi, pasi që Enver Hoxhaj konfirmoi më herët gjatë ditës se nuk do të kandidojë.

Analisti politik për moskandimin e Hoxhajt për kryetar të PDK-së: Është nisur nga ideja e ruajtjes së unitetit të brendshëm