Zvicra bëri befasinë duke eliminuar Francën dhe duke prekur kështu çerekfinalen e Kampionatit Evropian.
Në çerekfinale ekipin zviceran poashtu do t’a pres një punë e vështirë pasi do të përballen me tre herë fituesin e Kampionatit Evropian.
Në mungesë të kapitenit, Granit Xhaka, shqiptari tjetër Xherdan Shaqiri raportohet se do të jetë kapiten ndaj Spanjës.
Ai është shprehur i lumtur që do të udhëheqë Zvicrën në këtë përballje.
“Jam shumë krenar që drejtojë ekipin në një ndeshje kaq të rëndësishme dhe dua të tregoj aftësitë e mia dhe t’a ndihmoj ekipin. Ne kemi treguar se jo vetëm që mbrojmë dhe mund të shënojmë më shumë se një gol. Nëse ne e tregojmë futbollin tonë në fushë, gjithçka është e mundur. Kjo nuk do të thotë se kam pasur një lojë të keqe nëse nuk shënoj ose jap një asist, pasi ndihmoj shumë në mbrojtje dhe kjo është e rëndësishme për ekipin “, tha Shaqiri.
/GazetaBlic Sport/


