Sporti

Chiellini i gatshëm ndaj Belgjikës, Florenzi rikthehet në stërvitje

07/01/2021 13:55
nga:E K

Ialia ka marrë një lajm të mirë.

Selektori italian, Roberto Mancini ka marrë një lajm të mirë sa i përket rikthimit të futbollsitëve.

Sipas “Goal Italia”, kapiteni Giorgio Chiellini është rikuperuar nga lëndimi dhe është i gatshëm për ndeshjen ndaj Belgjikës në kuadër të çerekfinales së “Euro 2020”, transmeton lajmi.net.

Sipas artikullit, edhe Alessandro Florenzi është rikthyer në stërvitje dhe ka dhënë sinjale pozitive në aspektin e rikuperimit nga lëndimi.

Chiellini u lëndua në ndeshjen e fazës së gurpeve ndaj Zvicrës, ku doli nga loja në min 24′të të takimit.