Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot, me fillim nga ora 10:00, ku do të diskutohet për përgatitjen për seancë plenare.
Më poshtë është rendi i ditës i mbledhjes së shefave të grupeve parlamentare:
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
2. Përgatitjet për seancë plenare:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
4. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,
5. Shqyrtimi i Raportit të punës së Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020,
6. Shqyrtimi i Rekomandimit te Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit te Kosovës.
7. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave