Janë kompletuar mbrëmë të gjitha çiftet çerekfinaliste të Kampionatit Evropian “EURO 2020”.
Por numri i lojtarëve që rrezikojnë të mos luajnë një fazë më tutje, pra në gjysmëfinale është mjaft i madh.
Kjo pasi 32 prej tyre tashmë janë ndëshkuar me karton të verdhë, dhe në rast se ndëshkohen edhe një herë në çerekfinale, atëherë do të iu konfirmohet mungesa në fazën e radhës.
Më së shumti lojtarë që rrezikojnë një ndëshkim të tillë është ajo e Zvicrës që ka gjithsej shtatë të tillë.
Më poshtë të gjithë lojtarët që rrezikojnë të mos luajnë në gjysmëfinale:
Belgjika: Alderweireld, Thorgan Hazard, Vermaelen
Danimarka: Damsgaard, Delaney, Jensen, Wass
Anglia: Foden, Maguire, Phillips, Rice
Italia: Barella, Di Lorenzo, Pessina
Republika Çeke: Coufal, Hlozek, Masopust
Spanja: Jordi Alba, Busquets, Rodri, Pau Torres
Zvicra: Akanji, Elvedi, Embolo, Gavranovic, Mbabu, Rodríguez, Schar
Ukraina: Dovbyk, Yarmolenko, Shaparenko, Sydorchuk.


