Nuno Espirito Santos është trajneri i ri i Tottehamit.
Pas largimit nga Wolves, Nuno do të jetë trajner i Tottenhamit për të paktën dy vitet e ardhshme, përcjell GazetaBlic Sport.
Ja njoftimi i Tottenhamit:
“Ne jemi të kënaqur të zyrtarizojmë trajnerin e ri Nuno Espírito Santos me në një kontratë deri në vitin 2023. Nuno arrin pas një aventure katër-vjeçare në Wolverhampton Wanderers, ku ai udhëhoqi klubin nga Championship në Premier League”, shkruan në faqen zyrtare të Tottenhamit.



