Lajme

Prokuroria jep detaje për aksionin në Ministrinë e Bujqësisë

06/30/2021 11:58
nga:Gazeta Blic

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në bazë të kërkesës së Prokurorit të Shtetit dhe urdhëresës së Gjykatës kompetente, si dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke u realizuar aksioni, si vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 24 shkurt 2021, rasti “Subvencioni 2021”.

Lidhur me zhvillimet e këtij aksioni do të njoftoheni me kohë.