Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Visar Korenica ka reaguar pas aksionit të sotëm në Ministrinë e Bujqësisë që rezultoi me arrestimin e shtatë zyrtarëve.
Korenica ka thënë se nga 700 lëndë të kontrolluara për ekzekutim të subvencioneve rezultojnë me 500 mijë euro dëm buxhetit të shtetit.
Sipas tij këto para ishin planifikuar tu paguhen njerëzve fiktiv në koordinim me zyrtarë të ministrisë.
“Nga 700 lëndë të kontrolluara për ekzekutimin të subvencioneve të dyta nga viti 2020, ka rezultuar me 500 mijë euro dëm buxhetit të shtetit që ishin planifikuar tu paguhen njerëzve fiktiv në koordinim me zyrtarë të ministrisë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Korenica thotë se të gjithë që kanë marrë pjesë në këtë krim do të përgjigjen para drejtësisë.
“Të gjithë që kanë lejuar dhe që kanë marrë pjesë në këtë krim të organizuar do të përgjigjen para drejtësisë”, tha ai.
Reagimi i plotë:



