Lajme

Dhjetëra viktima në Kanada për shkak të temperaturave të larta

06/30/2021 07:59
nga:Y I

Dhjetëra persona kanë kanë humbur jetën në Kanda, për shkak të valës së nxehtë që ka ardhur nga temperaturat e larta.

130 persona kanë humbur jetën që nga e premtja. Mësohet se shumica prej tyre ishin të moshuar, ose kishin probleme shëndetësore, raporton BBC.

Sipas autoriteteve nxehtësia ka qenë faktor kontribues në vdekjen e qytetarëve.

Të martën Kanadaja regjistroi temperaturën e saj më të lartë të arritur ndonjëherë për të tretën ditë radhazi 49.5°C në Lytton. /Ora News/