Presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi sonte se Serbia është e gatshme për një kompromis me Kosovën, është e gatshme të diskutojë për një kompromis, dhe është populli ai që do të vendosë në fund. Vuçiq deklaroi se “është vetëm mit se Kosova është vetëm e jona, por gjithashtu se është vetëm mit se Serbia dhe populli serb nuk gëzojnë ndonjë të drejtë në Kosovë”.
“Është se gjithçka është e lehtë dhe e thjeshtë dhe se ne duhet t’i themi botës që të largohen nga Kosova sepse është vetëm e jona. Nuk është e lehtë ta kombinosh atë me atë që është situata reale, por është gjithashtu një mit se Serbia dhe populli serb të mos gëzojnë asnjë të drejtë në Kosovë”, tha Vuçiq.
Ai vlerësoi se nevojitet një qasje racionale, pragmatike për zgjidhjen e problemit të Kosovës, duke krijuar më shumë besim midis serbëve dhe shqiptarëve, por gjithashtu vendosmëri më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare për të mbështetur Beogradin dhe Prishtinën në mënyra të ndryshme për të arritur një zgjidhje kompromisi, transmeton telegrafi.
“Pa një zgjidhje kompromisi, kjo do të thotë që dikush mund të mbështesë konfliktin midis serbëve dhe shqiptarëve dhe kjo mund të çojë në katastrofë dhe konflikte që askujt nuk i duhen”, tha Vuçiq në televizionin “Euronews Serbia”.
I pyetur se çfarë është një kompromis, ai tha se edhe sikur ta dinte, nuk do të thoshte, pasi një zgjidhje kompromisi duhet të arrihet në një mënyrë që të dy palët të lëshojnë pe.
“Ne kemi nevojë për një mënyrë racionale, pragmatike për të zgjidhur atë problem. Duhet kohë për të krijuar besim midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Vuçiq.
Pavarësisht deklarimeve për kompromis, Vuçiq megjithatë tha se “Kosova nuk do të marrë kurrë një ulëse në OKB”, përcjellin mediat serbe.
Vuçiq ka thënë se në takimin e ardhshëm më 29 korrik pritet të ketë një emërtim të ri për nismën Mini-Schengen.
“Në samitin e ardhshëm, ne do t’i japim një emër të ri kësaj nisme, ajo nuk do të jetë Mini-Schengen. Ne do të përpiqemi të prekim disa tema të reja më 29 korrik, luftën kundër katastrofave dhe tërmeteve,”tha Vuçiq, transmetojnë mediat serbe.
Ndryshe, Rama, Vuçiq, Zaev sot kanë dalë me deklaratë trepalëshe për “Ballkanin Perëndimor Evropian” gjatë një video konference të përbashkët, ku kanë përsëritur qëndrimet e tyre se vendi i Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë është në BE dhe se nuk ka alternativë tjetër për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ndonëse në konferencë nuk morën pjesë liderët e Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi, në deklaratën e përbashkët i bëhet thirrje vendeve të rajonit t’i bashkohen iniciativave të tilla dhe të zbatojnë marrëveshje të cilat kanë për qëllim forcimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
Voss: “Mini Shengeni” dhe vizat pika kyçe në takimin e radhës të Procesit të Berlinit