Gjatë konferencës së sotme për shtyp, Thorgan Hazard foli për vëllain e tij Eden.
Të dy luajnë tek kombëtarja e Belgjikës dhe në çerekfinale do të përballen me Italinë, shkruan GazetaBlic Sport.
Thorgan thotë se vëllaui i tij nuk ka kaluar sezon të mirë – por për Belgjikën ai jep gjithçka nga vetja.
“Nuk ishte një sezon i lehtë për të. Por ai jep gjithçka për Belgjikën, nuk kursehet fare. Ai luftoi në të gjitha topat, fitoi duelet. Shpresoj që të mund të vazhdojë kështu – por i takon stafit mjekësor që ta rikthejë në këmbë dhe mendoj se kemi një nga personelin më të mirë mjekësor në botë”, tha Thorgan.
/GazetaBlic Sport


