Sot do të zhvillohen dy ndeshje shumë interesante në Kampionatin Evropian.
Një finale para finales do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, atje ku Gjermania dhe Anglia do të përballen mes tyre, shkruan GazetaBlic Sport.
Tradicionalisht ndeshjet mes këtyre dy kombëtareve kanë prodhuar rivalitet të madh, ashtu pritet të jetë edhe sot.
Stadiumi “Wembley” pritet të jenë një arenë e “zjarrtë” futbollistike sonte, me dy kombëtaret që synojnë kalimin në çerekfinale.
Para kësaj ndeshje, Manuel Neuer beson se skuadra e tij i ka të gjitha shanset për të fituar dhe kualifikuar ndaj Anglisë në përballjen e sotme në Londër për fazën e 1/8-ve.
“Do të jetë një ndeshje e luftuar ndaj një kundërshtari të fortë si Anglia. Ata luajnë në shtëpi dhe kjo do të jetë një motivim më shumë për ne për të bërë më të mirën. Duam të tregojmë se jemi këtu për të shkuar larg. Europiani është i paparashikueshëm pasi nuk ka skuadra të vogla, mjafton të shohim ndeshjet që janë luajtur deri tani”, tha Nojer që më pas bëri dhe një premtim për tifozët gjermanë.
“Do të japim gjithçka për të bërë të lumtur tifozët të cilët kanë vuajtur në ndeshjen ndaj Hungarisë. Gjermania do të përballet denjësisht, në ‘Wembley’ luajmë për gjithçka”, tha kapiteni i Gjermanisë, Manuel Neuer.
/GazetaBlic Sport/


