Një shtetas palestinez është arrestuar në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Ai është arrestuar pas që është raportuar nga qytetarët se i njëjti shfaq agresivitet
“Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur gjësende të vjedhura të cilat në konsultim me prokurorin iu janë kthyer palëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
“Lagjja Ulpiana, Prishtinë 27.06.2021 ─ 19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas palestinez pasi që është raportuar nga qytetarët se i njëjti shfaq agresivitet. Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur gjësende të vjedhura të cilat në konsultim me prokurorin iu janë kthyer palëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”


