Sporti

Xhaka zhvilloi paraqitje fenomenale, ky është reagimi i Arsenalit

06/29/2021 02:23
nga:Lorik J

Granit Xhaka zhvilloi paraqitje fenomenale ndaj Francës në ndeshjen e sotme të fazës së eliminimit direkt të Euro2020.

Zvicra kaloi tutje në çerekfinale të Euro2020 pasi triumfoi në penallti ndaj kampionëve të botës me rezultatin 5-4, shkruan GazetaBlic Sport.

Xhaka u shpall lojtari i ndeshjes, e për këtë u gëzua shumë edhe klubi i tij, Arsenal.

“Çfarë performance”, shkruan klubi i Arsenali në Twitter.

“Urime, Granit – ai kaloi Francën dhe tani është në çerekfinale”, shkruan në një postim tjetër.

/GazetaBlic Sport