Lajme

Aksident i rëndë në Rahovec (Video)

06/28/2021 14:11
nga:Gazeta Blic

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës, në hyrje të qytetit të Rahovecit, raporton Gazeta Blic.

Një lexues i Gazeta Blic, ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet përplasja mes dy veturave.

Në vendngjarje kanë dalur edhe ekipet e Policisë, teksa Gazeta do të provojë të marrë një qëndrim zyrtar nga ana e tyre.