Lajme

Zhvillime dramatike në PDK: Kurrë si dihet!

06/28/2021 13:38
nga:Gazeta Blic

Sejdi Hoxha nga PDK-ja ka publikuar një fotografi me dy deputetët e këtij subjekti, Ganimete Musliun dhe Ariana Shoshin.

Në këtë fotografi që Hoxha ka publikuar në Facebook, ka shkruar “kurrë si dihet”, duke mos e treguar se për çka e ka fjalën.

Është deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu që vazhdimisht ka dhënë sinjale para garës për të parin e partisë, megjithatë nuk dihet nëse ajo ka pretendime për t’i hyrë garës.

Pak minuta më parë ajo ka kritikuar se pse nuk ka asnjë kandidaturë të shpallur.