Kroacia dhe Spanja do të përballen sot në rrethin e fazës së parë eliminuese të Kampionatit Evropian.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Para takimit ka folur për media, trajneri i Spanjës, Luis Enrique, i cili tha se është i kënaqur me lojtarët e tij
“Unë jam aq i kënaqur me skuadrën time dhe me secilin nga lojtarët e mi që, sinqerisht, secili prej tyre mund të startojë sot kundër Kroacisë. Për një ekip si ne, qendra e fushës është shumë e rëndësishme. Pa bërë gjërat tona në mesfushë ne nuk jemi vetvetja, kjo gjë vlen edhe për Kroacinë. Do të jetë një betejë për kontroll sot. Kroacia është një ekip që ne e njohim mirë, futbollistët e tyre luajnë së bashku për një kohë të gjatë, ne të gjithë e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. Besimi im në Spanjën është i njëjtë si para turneut, mendoj se merituam ta fitojmë grupin, për sa i përket motivimit dhe moralit ne jemi në formën më të mirë të mundshme“, përfundoi spanjolli.
/GazetaBlic Sport/


